In Focus · Terapi zhvillimi dhe këshillim

Terapi zhvillimi & këshillim · Tiranë

In Focus

Çdo fëmijë ka
ritmin e tij.

Ne jemi këtu për t'a mbështetur. Me lojë, përkushtim dhe hapa të vegjël që kanë rëndësi, për fëmijën dhe familjen.

Zhvillim. Marrëdhënie. Potencial.

Së pari, vëzhgojmë

Njohim fëmijën dhe atë që e bën të veçantë.

Në ritmin e tij

E përshtatim punën me nevojat e fëmijës.

Bashkë me familjen

Prindërit janë pjesë e çdo hapi.

Hap pas hapi

Një rrugëtim që e bëjmë bashkë.

01

Njihemi

Dëgjojmë shqetësimet tuaja dhe njohim fëmijën.

02

Kuptojmë nevojat

Shikojmë aftësitë, interesat dhe vështirësitë e tij.

03

Planifikojmë

Vendosim bashkë ku do ta përqendrojmë punën.

04

Ecim përpara

Punojmë me fëmijën dhe qëndrojmë në kontakt me ju.

Fotot

Një ditë tek ne.

Të gjitha fotot

Fjalë zemre

Nga prindërit:

Më shumë rreth nesh
Tilda jonë! Ke qenë për ne si një rreze drite, si dielli i ditës. Lum kush të ka pasur pranë, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër.
Një prind
Nëse ka një zgjedhje që bëra para 13 vitesh, ishte zgjedhja jote. Kam marrë aq shumë nga ti. Ngado që shkoj, askush nuk të arrin.
Një prind
Dje nisëm rrugëtimin e ri dhe djali bëri hapa gjigantë. Me punën tënde mbjell fara kudo, që rriten pemë të forta, me rrënjë të thella.
Një prind

Hapi i parë? Një bisedë.

Nuk keni pse t’i keni të gjitha përgjigjet. Na tregoni çfarë ju shqetëson dhe le ta mendojmë bashkë hapin e radhës.