In Focus · Terapi zhvillimi dhe këshillim

Rreth nesh

Mbi 22 vite pranë fëmijëve dhe familjeve.

In Focus është një qendër e vogël në zemër të Tiranës, ku çdo fëmijë vjen me ritmin e tij. Ne nuk nxitojmë. Fillojmë duke dëgjuar, njohim fëmijën përmes lojës dhe ndërtojmë hap pas hapi atë që i duhet.

Prindërit janë pjesë e çdo hapi. Disa familje na shkruajnë ende, edhe më shumë se dhjetë vite pasi kemi punuar bashkë.

Moment nga qendra In Focus

22+

vite përvojë në zhvillimin e fëmijës

1

fëmijë në fokus, çdo herë

Çfarë n'a udhëheq

Qetësi dhe ngrohtësi

Një ambient i butë, ku fëmija ndihet i sigurt përpara se të mësojë.

Hapa të vegjël

Çdo përparim, sado i vogël, ka rëndësi dhe e festojmë bashkë.

Familja në qendër

Ju japim ide dhe mbështetje që puna të vazhdojë edhe në shtëpi.

Fjalë zemre

Çfarë n'a shkruajnë prindërit.

Lini një vlerësim
Tilda jonë! Ke qenë për ne si një rreze drite, si dielli i ditës. Lum kush të ka pasur pranë, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër.
Një prind
Nëse ka një zgjedhje që bëra para 13 vitesh, ishte zgjedhja jote. Kam marrë aq shumë nga ti. Ngado që shkoj, askush nuk të arrin.
Një prind
Dje nisëm rrugëtimin e ri dhe djali bëri hapa gjigantë. Me punën tënde mbjell fara kudo, që rriten pemë të forta, me rrënjë të thella.
Një prind
Matilda, faleminderit shumë, e dashur. Je bekim për familjen tonë.
Një prind
Të falënderoj nga zemra, Tilda! Uroj që çdo familje si e jona të ketë fatin të ndihmohet prej teje.
Një prind
Faleminderit për punën tënde, që ndihet çdo ditë! Të përmendim çdo herë, Matilda e dashur.
Një prind
Faleminderit shumë, e dashur, për ndihmën e madhe dhe këshillat e tua të vyera!
Një prind

Hapi i parë? Një bisedë.

Nuk keni pse t’i keni të gjitha përgjigjet. Na tregoni çfarë ju shqetëson dhe le ta mendojmë bashkë hapin e radhës.